Henry merr drejtimin e Monacos, nis misionin për ta ngritur nga fundi

Thierry Henry rikthehet te Monaco, por këtë herë në rolin e trajnerit Ish-sulmuesi i njohur do htë zërë vendin e Leonardo Jardim në stolin e Monacos skuadër tek e cila hodhi hapat e parë si futbollist dhe luajti nga viti 1993 deri në 1999-ën duke zhvilluar në total 141 ndeshje dhe duke realizuar 28 gola.

Pas eksperiencës 2-vjeçare te Belgjika si zëvendës i Roberto Martinez, 41-vjeçari do të nisë një detyrë të re atë të trajnerit të parë dhe që në start do të ketë misionin e vështirë për të ringritur një skuadër si Monaco që e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon.

“Në radhë të parë dua të falënderoj Monacon për këtë mundësi që po më jep. Të jem trajneri i kësaj skuadre është diçka speciale për mua. Jam i lumtur që jam rikthyer te Monaco dhe shumë i vendosur për të përmbushur me sukses misionet që kam përpara. Po pres me padurim për të takuar lojtarët nga afër dhe për të nisur punën së bashku”, thekson Thierry Henry.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-bomberi i Arsenalit dhe Barcelonës tashmë duhet të rikthejë Monacon në shinat e duhura pasi Jardim në 9 javë kampionat e ka lënë skuadrën në zonën e rënies nga kategoria në vendin e tretë nga fundi në Ligue 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?