Herzog: Gabuam shumë, por kemi dhe dy ndeshje në shtëpi

Trajneri i Izraelit, Andreas Herzog, debutoi me humbje në Shqipëri, një disfatë që e ka zhgënjyer pa masë, mbi të gjitha për faktin se Izraeli luajti mirë dhe pati edhe raste të shkëlqyera për shënim në pjesën e parë.

“Në 20 minutat e para të pjesës së dytë nuk ishim në fushë dhe Shqipëria ishte shumë më mirë se ne. Është diçka që duhet ta korrigjojmë, sepse jashtë fushe nuk mund të bësh aq shumë gabime, por nga ana tjetër në pjesën e parë luajtëm mirë, patëm disa raste shumë të mira dhe mendoja se në çdo kundërsulm mund të shënonim.

Janë lojtarë të rinj, me trajner të ri, disa gabime mund të ndodhin, por në përgjithësi skuadra luajti dhe reagoi mirë. Patëm momente të mira, disa të tjera të këqija, por në fund humbëm, sepse duhet të dish të shënosh kur të jepet rasti. Jemi të zhgënjyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani kemi dy ndeshje në shtëpi dhe mund të rregullojmë gjithçka. Humbëm vetëm 1-0, ndaj golaverazhi nuk është i keq. Do të luajmë në shtëpi, me mbështetjen e tifozerisë sonë. Skuadra po tregon shpirt luftarak dhe jam optimist, nëse fitojmë ndeshjen kundër Skocisë kthehemi në lojë”, deklaroi Herzog.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?