Heynckes i habit të gjithë: Ky është futbollisti më i jashtëzakonshëm gjerman!
Ish trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes e ka përshkruar Thomas Muller si “lojtarin më të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit gjerman”. Strategu gjerman mendon se futbollisti, i cili ka luajtur 525 ndeshje me gjigantët e Bundesligës ka “karakterin dhe stilin e duhur” për të arritur në maja.
Dëshmia e fundit është suksesi në finalen e Champions League kundër PSG, ku një ndër protagonistët ishte padyshim edhe Muller.
“Për mua, në mendimin e përgjithshëm, ku përfshihet karakteri dhe stili i tij i lojës, është lojtari më i jashtëzakonshëm në historinë e futbollit gjerman së bashku me Gerd Muller-in e madh.
Ai edhe një herë po tregon atë që e ka dalluar gjithmonë: që është një futbollist për ekipin, i zellshëm dhe i palodhur. Është një forcë lëvizëse për ekipin në fushën e lojës”, deklaroi Heynckes. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

