Hidhet shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Championsit, duele spektakolare
Hakmarrje për finalen e vitit 2020. Bayern Munich dhe PSG do të sfidohen që në çerekfinalet e këtij edicioni në Champions League. Këtë sezon të dyja ekipet kanë treguar një formë të ngjashme, teksa skuadra parisiene në fazën e 1/8-ve eliminoi Barcelonën. Mbetet të shihet nëse Mbappe dhe Neymar këtë herë do të arrijnë që të gjunjëzojnë kampionët e Gjermanisë. Një tjetër super përballje do të jetë edhe ajo mes Real Madrid dhe Liverpool, një përsëritur finalen e vitit 2018. Në këtë sezon me shumë ulje-ngritje, si Reali ashtu dhe “Të Kuqtë” do të kenë shansin për të treguar vlerat e tyre dhe pse jo më vonë të tentojnë edhe finalen e madhe.
Manchester City nuk do ta ketë aspak të thjeshtë, pasi në Nion kundërshtari i radhës rezultoi Borussia Dortmund. Trajneri Pep Guardiola duhet të ndalë një nga sulmuesit më në formë në botë, Erling Haaland për të avancuar në fazën tjetër. “Qytetarët” këtë sezon janë ekipi më në formë, teksa kanë një ecuri të jashtëzakonshme. Sfida e fundit është ajo mes Chelsea-t dhe Portos.
Blutë e Londrës në këtë ndeshje vijnë të favorizuar, por ekipi portugez pasi eliminoi Juventusin, nuk mund të mos merret më seriozisht nga askush. Në Nion u zbuluan edhe si do të procedohet për në gjysmëfinale. Bayerni ose PSG në fazën tjetër do të sfidojnë Guardiolën (ose Dortmundin) me shumë mundësi. Reali ose Livepooli do të sfidojnë një nga fituesit e duelit Porto-Chelsea. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më datën 6-7 prill, ndërkohë që ato të kthimit do të jenë më 13-14 prill. /Rozalb Lika-Koha Jone/
CEREKFINALE
1. Manchester City-Borussia Dortmund
2. Porto-Chelsea
3. Bayern Munich-PSG
4. Real Madrid-Liverpool
GJYSMEFINALE
Cerekfinalja 3- Cerekfinale 1
Cerekfinale 4- Cerefkainel 2
FINALJA
Gjysmafinalja 1- Gjysmefinalja 2
KOHA JONË SONDAZH

