Hidhet shorti i finaleve të Ligës së Kombeve, Italia sfidon Spanjën

Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet në Holandë në qershor. Supersfida e këtyre gjysmëfinaleve do të jetë ajo mes Italisë dhe Spanjës.

Skuadra e Roberto Mancinit, do të sfidojnë “furinë e kuqe” më datë 15 qershor në Enschede të Holandës. Takimi tjetër që do të plotësojë gjysmëfinalet është mes Holandës dhe Kroacisë, të cilët do të përballen më datë 14 qershor.

Këto dy takime do të luhen në orën 20:45. Finalja e madhe e Nations League, do të luhet më 18 qershor në Roterdam. Ndërsa ajo për vendin e tretë do të luhet në të njëjtën datë, por në orën 15:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?