Hidhet shorti i “play-off”-it për “Euro 2020”, Kosova asnjë ndeshje në shtëpi

UEFA ka hedhur sot shortin për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. 16 fituesit e grupeve të edicionit të parë të këtij kompeticioni të ri kontinental do të marrin pjesë në “play-off”, teksa shpresojnë të kualifikohen ende në “Euro 2020”. Në këtë garë mbetet edhe Kosova, me shpresa për suksesin e madh, por për fatin e tyre të keq nuk do të luajnë asnjë ndeshje në shtëpi.

Shorti përcaktoi që fituesit e gjysmëfinales 1 (Gjeorgji apo Bjellorusi) do ta luajnë finalen në shtëpi. Gjysmëfinalet janë si më poshtë:

Gjysmëfinalja 1 (1-4): Gjeorgji-Bjellorusi

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjysmëfinalja 2 (2-3): Maqedonia Veriore-Kosovë

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse “Dardanët” kalojnë me sukses gjysmëfinalen në Shkup, do ta luajnë edhe finalen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve jashtë fushës së vet. Kjo do të thotë se shanset e kualifikimit në “Euro 2020” nuk kalojnë më përmes stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Image

Image

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?