Hidhet shorti i raundit të dytë në Kupën e Mbretit, Reali dhe Barça me fat

Nuk ka asnjë përballje ferri në raundin e dytë të Kupës së Mbretit. Shorti ka qenë me fat për Real Madridin dhe Brcelonën.

Merengues do të sfidojnë Leganes, skuadër me të cilën janë përballur në 3 raste në këtë kompeticion. Dy herë kanë kaluar madrilenët në vitin 2004 dhe 2005, ndërkohë që në vitin e kaluar u kualifikua Leganes duke surprizuar ekipin e drejtuar në atë kohë nga Zidane.

Barcelona ndërkohë do të sfidojë Levanten. Ndeshjet e para do të luhen me 8,9, dhe 10 janar, ndërkohë që ata të kthimit me 15, 16 dhe 17 të po të njëjtit muaji. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?