Higuain nuk i mjafton Milanit, Cagliari frenon në barazim kuqezinjtë (VIDEO)

Milani nuk përfiton nga ndalesa e Interit, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Cagliarit. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të dobët, duke u gjetur në disavantazh që në minutën e 4-t. Goli u shënua nga Joao Pedro, i cili çoi në rrjetë topin, pasi fillimisht një nga shokët e tij kishte goditur shtyllën.

Reagimi i Milanit vjen vetëm në pjesën e dytë, teksa Gonzalo Higuain, i vidhet mjaft mirë mbrojtjes vendase duke shënuar golin e parë me fanellën kuqezi. Një gol që në fakt nuk do të mjaftonte, pasi ekipi i Gattusos, nuk shfrytëzoi mundësitë e mira me Higuain dhe Suson.

Milan shkon në kuotën e 4 pikëve pas këtij barazimi, por ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?