Higuain nuk i mjafton Milanit, Reali fiton trofeun “Santiago Bernabeo” (VIDEO)
Trofeu “Santago Bernabeo” mbetet në shtëpi, pasi Reali ka fituar 3-1 miqësoren ndaj Milanit. Ndeshja nisi me një ritëm të frikshëm, teksa Karim Benzema gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të.
Gonzalo Higuain në krahun tjetër debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me Milanin. Në “Santiago Bernabeu”, kundër një prej ish-skuadrave të tij, Real Madrid, argjentinasi një gol të bukur nga jashtë zone. “El Pipita” kishte nevojë vetëm për katër minuta për të shënuar golin e parë me fanellën kuqezi.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Bale shënoi golin e dytë për madrilenët, ndërkohë që në fundin e pjesës së dytë Mayoral realizoi golin e tretë me një goditje me kokë, pas një aksioni të gjatë të Modric. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

