“Historia e një vdekje të paralajmëruar”

Një Lacio e furishme largohet nga “San Siro” me zero pikë dhe shijen e hidhur në gojë. “Kjo është historia e një vdekjeje të paralajmëruar, të cilën e kishim frikë që para ndeshjes se do të ndodhte, – deklaroi drejtori teknik bardhekaltërve, Igli Tare pas ndeshjes. – Na vjen keq që të shkojmë në shtëpi pas një loje të mirë, sidomos në gjysmën e parë. Rezultati meriton të vendoset në terren dhe jo nga episodet”.

Tare flet edhe për disa episode: “Po i referohem shpejtësisë së fërshëllimës së gjyqtarit në rastin e penalltisë së paqenë të Acerbi-t. E dyta ishte më tepër një përplasje trup me trup midis Musakios dhe Durmishit. Ndaj Milinkoviç ishte një penallti neto, sepse është e vërtetë që Rodriguez e preku topin, pra ka një faull… Ne jemi ndëshkuar nga vendimet e gjyqtarëve që nga viti i kaluar. Ne nuk duam të jemi viktima, duam të marrim atë që na takon dhe të ikim”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?