Historia e përballjeve Shqipëri-Turqi, duel mes të barabartësh
Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja e parë eliminatore për kampionatin Europian dhe Shqipëria do të kërkojë ta nisë mbarë rrugëtimin e saj kundër Turqisë. Një duel që nuk është i panjohur dhe ka prodhuar ndeshje plot emocion në të shkuarën. Kjo do të jetë përballja e 11-të mes tyre.
Të dy kombëtaret janë përballur 10 herë në të gjitha kompeticionet (përfshirë edhe miqësoret) dhe bilanci është i barabartë: 4 fitore Shqipëria, 4 fitore Turqia dhe 2 ndeshje barazim.
Interesant është fakti që golavarazhi që kanë prodhuar 10 sfidat e mëparshme është 14/10 në favor të kuqezinjve. Kombëtarja ka shënuar 14 gola ndaj Turqisë dhe ka pësuar 10. Rezultatet më të thella kanë qenë 3-0 për Shqipërinë dhe 1- 4 po në favor të Shqipërisë.
Golashënuesi më i mirë shqiptar në sfidat kundër Turqisë është Alban Bushi, i cili ka arritur të gjejë rrjetën 3 herë. Raklli, Sadiku dhe Përnaska kanë shënuar nga 2 herë dhe të tjerët nga një.
KOHA JONË SONDAZH

