Historia e Real Madridit dhe regjimit të Franco-s (FOTO)

Ekziston një histori e treguar mirë, e mbuluar nga shtresat e konspiracionit dhe çoroditjes, e sagës që tregon transferimin e Alfredo Di Stefano-s te Real Madrid. Detajet janë të ndryshme në varësi të burimit që besoni – dhe mbase kë mbështesni – por fabula e përgjithshme është se General Franco, diktatori i famshëm që udhëhoqi Spanjën nga 1936 deri 1975, përdori influencën e tij për të sabotuar kalimin e lojtarit te Barcelona dhe për ta lejuar të shkonte te Real.

Di Stefano cilësohej si një nga talentet më të mëdha të futbollit në atë kohë, dhe si Barcelona ashtu edhe Real Madrid ishin në ndjekje të argjentinasit. Negociatat do të ishin të vështira për t’u përfunduar për shkak të historisë së tij me klubet e mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrethanat që eventualisht çuan lojtarin te Real Madrid, megjithëse në fillim dukej sikur do të shkonte te Barça (ai madje ka luajtur një ndeshje përgatitore me katalanasit), janë të vështira për t’u zbuluar, por të gjitha teoritë konspirative të çojnë te përfshirja e Franco-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një teori pak më e besueshme është, një teori e cila mbështetet edhe nga shumë historianë katalanas, është se autoritetet e Franco-s kanë kapitalizuar nga rruga pa krye e transferimit, duke ushtruar presion që klubi të tërhiqej nga transferimi dhe për ta lejuar te Real Madrid.

Image result for franco real madrid

Pretendohet shpesh se Real përfitonte nga pushteti i qeverisë së atëhershme. Të gjithë janë dakord me faktin se suksesi i Los Blancos në ato vite ka ardhur edhe për shkak të lidhjes me Generalisimo.

Ndërkohë Barcelona mbahej për frymën demokratike dhe të pavarur, skuadra që dilte kundër të gjithëve për të arritur suksese megjithëse persekutohej vazhdimisht nga regjimi.

Për Barcelona-n, ka një histori, që gjithashtu kalonte në përmasat e mitit, që përmbledh se si janë trajtuar nga regjimi. Historia është se, në 1943, pasi fitoi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës ndaj Real Madrid me rezultatin 3-0, lojtarët u vizituan nga një nga miqtë e afërt të Franco-s, që i kujtoi se ata lejoheshin të luanin futboll vetëm falë bujarisë së regjimit, dhe sugjeroi që ta ulnin ritmin në ndeshjen e kthimit.

Real Madrid ishte ekipi i preferuar i diktatorit. Los Blancos simbolizonin fuqinë e centralizimit dhe të gjuhës dhe kulturës së traditës spanjolle. Regjimi i atëhershëm i kishte bazat në kryeqytet. Kjo është arsyeja pse Real Madrid, si ekipi më i suksesshëm i qytetit, dhe ekipi më i suksesshëm i identitetit Castilian, ishte gjithmonë ekipi i preferuar i Franco-s.

Kjo ishte arsyeja pse Generalisimo vizitonte shpesh skuadrën në vitet 50’ dhe 60’, sidomos gjatë periudhës më të suksesshme kur, të inspiruar nga magjiku Di Stefano, fituan pesë herë Kupën e Evropës midis 1956 dhe 1960.

Image result for franco real madrid

Real Madrid ka qenë një mjet diplomatik dhe politik i diktatorit. Miti i lidhjes midis Real Madrid dhe Franco-s padyshim që është i ekzagjeruar. Nuk do të thotë se nuk ka të vërteta në gjithë këtë histori.

Duke u rikthyer te historia e Di Stefano-s, regjimi mund të ketë pasur një influencë të vogël në transferimin e tij te Real Madrid dhe jo te Barcelona, por me shumë mundësi influenca nuk ka qenë aq e madhe, pasi regjimi kishte punë më të rëndësishme se sa të merrej me merkaton e Real Madrid./telesport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?