Hitzfeld komenton krizën e Bayernit: Faji nuk është i Niko Kovac

Bayerni i Mynihut nuk po kalon aspak një moment të mirë në këtë fillim sezon, teksa ka dy barazime dhe një humbje në ndeshjet e fundit, duke shënuar pikën më të ulët nën drejtimin e Niko Kovac. Për të analizuar momentin delikat që po kalojnë kampionët e Gjermanisë, një ish-trajner i njohur i bavarezve, Ottmar Hitzfeld, ka dhënë mendimin e tij.

“Nuk është krizë, por thjeshtë një moment pasigurie. Fitoret do të rikthehen sërish, ndërkohë që trajneri Niko Kovac nuk është aspak në dyshim. Për ekipet e mëdha është e mundur që të ndodhin edhe momente të tilla. Bayerni është si një Ferrari, nëse i mungon një pjesë, nuk funksionon mirë. Çfarë i mungon? Skuadra ka pasiguri kur përballet me gjëra jo të zakonshme. Edhe yjet janë njerëz që kanë ndenja. Secili prej tyre për momentin ka pasiguritë e veta.

Sa i përket të ardhmes së Kocac mund të them se ai nuk është në pikëpyetje. Nuk ka asnjë kritikë ndaj tij. Bayerni humbi në Berlin, që është diçka që mund të ndodh. Dy javë më parë të gjithë lavdëruar Kovac për punën e bërë deri më tani, nuk mund të ndodh që ai të ketë bërë çdo gjë gabim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritikat nga James Rodriguez? Në fillim të sezonit komentet janë të mderuara me lojtarët. Vendimet e trajnerëve nuk duhet që të komentohen nga futbollistët, por të pranohen”, deklaroi Hitzfeld. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?