Hoeness premton blerje të mëdha për Bayernin në verë

Bayerni Munich pritet që të jetë shumë aktive në merkaton e verës.  Pas eliminimit të parakohshëm nga Champions League por edhe largimet e disa lojtarëve me peshë në fund të sezonit si Robben, Ribery e Rafinha, kanë detyruar drejtuesit e klubit bavarez të hedhin sytë nga merkato.

Presidenti Uli Hoeness në një intervistë për mediat u premtoi të gjithë tifozëve bavarezë se në merkaton e kësaj vere kampionët e Gjermanisë do afrojnë në skuadër lojtarë të rinj në moshë dhe me vlera shumë të larta në tregun e transferimeve, duke thyer çdo rekord për sa i përket blerjeve në të gjithë historinë e klubit bavarez.

Fjalë këto të numrit 1 të Bayernit që i bëjnë të ëndërrojnë të gjithë tifozët e kampionëve të Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?