Hoxha mbyll sezonin? Partizani sqaron gjendjen e portierit
Te Partizani janë në ankth për gjendjen e portierit Alban Hoxha pas dëmtimit me kombëtaren, teksa nuk udhëtoi për në Izrael. Në kampin e kuq u mendua se portieri Hoxha kishte një dëmtim shumë të rëndë, por në fakt nuk rezulton ashtu. Klubi i kuq sqaron se Hoxha nuk do të mungojë gjatë.
Pasditen e sotme, Partizani sqaroi gjendjen e portierit me anë të një komunikate për shtyp.
“Kapiteni i kuq i cili u detyrua të mos udhëtonte me ekipin përfaqësues drejt Izraelit si pasojë e një dëmtimi, menjëherë i është nënshtruar një kontrolli të specializuar mjekësor nën mbikëqyrjen edhe të stafit mjekësor të skuadrës. Ndonëse përflitej për një dëmtim serioz, fatmirësisht analizat e rezonancës kanë konstatuar një dëmtim të ligamentit të gradës së parë.
Stafi mjekësor garanton se kapiteni Hoxha do t’i nënshtrohet për disa ditë një faze rekuperimi, për të qenë sa më shpejtë i gatshëm në fushë”, – shkruan klubi i “demave” duke sqaruar gjithçka. Hoxha pritet të jetë titullar që në ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit.
KOHA JONË SONDAZH

