FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi me Partizanin e Beogradit, por UEFA zgjedh me të mirin e ndeshjes futbollistin e Skënderbeut

Humbja mbetet humbje por duhet theksuar se disfata e Skënderbeut mbrëmë ndaj Partizanit të Beogradit erdhi si pasojë e episodeve dhe jo si rezultat i zhvillimit të lojës gjatë 90-të minutave. Ndoshta nga kjo është ndikuar edhe UEFA në përzgjedhjen e lojtarit më të mirë të ndeshjes së luajtur në Beograd.
radas
Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Marko Radas. Pavarësisht së në rasti i golit të parë të shënuar nga Tosiç mund të kishte bërë më mirë, 34-vjeçari ishte një nga më të dalluarit te ekipi i Skënderbeut.

Radas është futbollisti i 3 nga skuadra korçare që zgjidhet më i miri i ndeshjes pasi më parë Mici dhe Jashanica kishin patur këtë fat në dy takime të tjera në “Europa League”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?