FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi të atin, Duka mesazh ngushëllimi për Valdet Ramën

Lajm i hidhur për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare, Valdet Rama. Në një mesazh ngushëllimi të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, është mësuar se ai ka humbur babain e tij.

Me këtë rast, të ndarjes nga jeta të njeriut të shtrenjtë, kreu i futbollit shqiptar i ka dërguar ngushëllimet më sinqerta ish-lojtarit kuqezi:

“Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Valdet Rama. Në këtë moment të vështirë për Valdetin dhe familjen e tij dëshiroj t’iu përcjell në emrin tim, por edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?