FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi tre dhëmbë nga përplasja me portierin, Godin: Nuk mund të buzëqesh shumë!

Diego Godin është një nga mbrojtësit më të fortë në luftën ajrore, por në fundjavë, ai pati një përplasje të fortë me portierin e Valencias, Neto, që i ka kushtuar humbjen e 3 dhëmbëve, duke u detyrua të braktiste fushën para kohe.

Uruguajani me anë të një postimi në Facebook, ka premtuar se do të kthehet shumë shpejt në dispozicion të Simeones, madje duke mos kursyer edhe batutën:

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Pas disa ditësh do të rinis stërvitjen. Duhet të më kuptoni se nuk mund të buzëqesh shumë!”

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?