Humbja 5-0 ndaj Laçit, Teuta merr vendimin për fatin e Shkëmbit

Teuta ka vendosur që t’i japë sërish besim trajnerit Bledi Shkëmbi. Humbja e thellë 5-0 në transfertën e Laçit, lëkundi teknikun korçar, që menjëherë pas ndeshjes la të kuptohej se do të rishikonte qëndrimin e tij. Por opsioni i largimit të trajnerit nuk është pjesë e planeve të klubit durrsak. Për këtë arsye, Shkëmbi do të vazhdojë punën në drejtim të Teutës, e cila objektiv kryesor në këtë sezon ka sigurimin e një bilete për në Kupat e Europës.

Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm për skuadrën, e cila duhet të reagojë menjëherë për të mos e “minuar” misionin e saj në garën që në fazën e fundit të këtij sezonit të Superligës do të jetë me të vërtetë shumë e fortë. Teuta është në vendin e tretë të renditjes me dy pikë më shumë se ndjekësit më të afërt të Laçit, ndërsa në sfidën e ardhshme do të luajë të mërkurën në transfertën kundër Flamurtarit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?