Humbja e parë e Bayernit në Bundesligë, Boateng kërkon falje

Bayern Munich regjistroi mbrëmë humbjen e parë në kampionatin gjerman për këtë sezon. Në kuadër të javës së gjashtë të Bundesligës, bavarezët u mundën me rezultatin 2-0 nga Hertha Berlin. Vedad Ibisevic i dha avantazhin skuadrës në minutën e 23-të të takimit pasi konvertoi me mjeshtëri një 11-metërsh në gol.

Një minutë pa u mbyllur pjesa e parë Ondrej Duda dyfishoi rezultatin. Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola, duke ia lënë festën vendasve ndërsa Bayern kthehet në shtëpi me humbje. Skuadra e Niko Kovac rrezikon të humbasë kreun e renditjes në rast se Dortmund ose Werder Bremen fitojnë sot. Të dyja janë në kuotën e 11 pikëve, aktualisht të renditura në vendin e tretë dhe të katërt.

Kjo humbje i ka dhembur shumë tifozëve dhe vetë lojtarëve. Mbrojtësi ganezo-gjerman, Jerome Boateng përmes një statusi shoqëruar me foto në “Instagram”, i ka kërkuar falje tifozëve për disfatën ndërsa u ka premtuar se do të kthehen me fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?