FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbja ndaj Ajaksit “trondit” financat e Juventusit, minus 24% në bursë

Humbja e mbrëmshme ndaj Ajaksit, ka dhënë rezultate të menjëhershme edhe në financat e Juventusit. Kuotat e klubit italian në bursë kanë rënë me 24% brenda pak çastesh nga përfundimi i ndeshjes, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë shkuar në minus 19%. Nga ana tjetër, aksionet e holandezëve janë rritur me 10% në bursën e Amsterdamit.

Me eliminimin nga Champions League, Juventusi ka dështuar edhe në arritjen e objektivit për arkëtimin e 100 milionë eurove nga ky kompeticion. Klubi torinez është ndalur në kuotën e 94,1 milionë eurove, por pa llogaritur të ardhurat nga biletat që vetëm në ndeshjen e djeshme kapën shifrën e 5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?