Hummels justifikohet: Na ka munguar fati, nuk kemi luajtur aq keq
Mats Hummels ka vendosur të bëjë mbrojtësin edhe ndaj sulmeve të shumta që po merr Gjermania e tij, veçanërisht pas humbjes 3-0 kundër Holandës. Sulme që kanë ardhur nga tifozët dhe shtypi. Qendërmbrojtësi i Bayern Munich ka dhënë një intervistë për Sport1, në të cilën i përgjigjet atyre që po kritikojnë me ashpërsi kombëtaren.
“Po sulmojnë gjithçka dhe këdo në këtë moment. Sipas mendimit tim, është një mungesë respekti. Nuk kemi patur fat dhe kemi gabuar para portës, por tre gola të pësuar janë shumë. Sipas mendimit tim, nuk kemi luajtur keq asnjë ndeshje pas Botërorit, por nuk kemi marrë rezultate të mira. Nuk kemi bërë një paraqitje të mirë në Kupën e Botës, por nuk kemi luajtur aq keq sa thuhet”.
Në prag të ndeshjes së 16 tetorit kundër Francës, 29-vjeçari duket se stimulohet nga fakti se do të përballet me kampionët e botës në fuqi dhe beson se ky mund të jetë rasti i duhur për të bërë kthesën.
“Para së gjithash duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Duhet të fitojmë në Francë, nuk mund të fshihemi. Është rasti klasik ku duhet të marrim në dorë situatën”, ka thënë Hummels.
KOHA JONË SONDAZH

