FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Andorra ndeshje më e rëndësishme se ajo ndaj Francës

Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Andorrën. Futbollisti shkodran është shprehur se kjo ndeshje do të jetë më e rëndësishme se ajo ndaj Francës.

 

“Jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni edhe ju jashtë fushave. Edhe brenda në fushë ju garantojë se edhe brenda jemi shumë të bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmtimi? Luajta në Itali në ndeshjen e fundit dhe jam mirë. Po mendojmë më shumë për ndeshjen me Andorrën për momentin. Më pas do të mendojmë për ndeshjen me Francën, në një stadium madhështor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Euforia? Të gjithë po flasin për ndeshjen me Francë. Ne e dimë mirë se ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme se ajo me Francën.

Besoj se do të jemi me të njëjtën vendosje si me Moldavinë. Do të sulmojmë dhe do të përpiqemi që të mos pësojmë gol. Duhet të jemi të qetë dhe të gjejmë momentin e duhur”, deklaroi Hysaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?