FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj detyrohet të heqë “Bella Ciao” nga rrjetet sociale pas presionit të tifozëve

Elseid Hysaj, lojtari më i ri i Lazios, i cili u vu sërish nën urdhrat e Sarrit pas 6 viteve te Napoli. Sapo mbërriti në grumbullimin e skuadrës, si çdo lojtar i ri, mbrojtësit shqiptar iu desh të respektonte zakonin e të sapombërriturit, duke kënduar një këngë para shokëve të tij të skuadrës. Ai zgjodhi hitin ndërkombëtar Bella Ciao.

Kënga provokoi zemërimin e ultrasve të djathtë të Lazios (fashistë), të cilët kërkuan shpjegime fillimisht duke u paraqitur në lokalin ku ndodhej ekipi dhe pastaj në hotelin ku qëndron në këtë grumbullim në Auronzo di Cadore.

Pas ndërmjetësimeve të nevojshme, edhe të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, çështja u mbyll. Videot e Hysajt duke kënduar Bella Ciao u zhdukën nga rrjetet sociale nga vetë lojtari sikur të kishte bërë një krim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysaj canta Bella Ciao e sentenzia: «Vinceremo qualcosa» - VIDEO

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?