Hysaj fiton me “poker” ndaj Ismajlit, sfidon Gjimshitin në gjysmëfinalen e Kupës (VIDEO)

Napoli nuk gabon në Kupën e Italisë duke siguruar një vend për në gjysmëfinale kundër Atalanta, pasi mbrëmjen e sotme fitoi me lehtësi 4-2 ndaj Spezias.

Skuadra e Gattusos gjeti golin që në të 5-tën me Koulibaly, i shërbyer nga Elseid Hysaj, ndërsa 15 minuta më vonë realizoi Lozano. Napoli nuk u mjaftua me epërsinë e dyfishtë, por shënoi edhe dy herë të tjerë me Politanon dhe Elmas.

Në pjesën e dytë Napoli i uli ritmin, duke pësuar dy gola nga Gyasin dhe Acamporan. Një derbi shqiptarësh Hysaj-Ismajli, të dy në fushë në këtë ndeshje, por në fund ai që buzëqesh është shkodrani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gjysmëfinale skuadra e Gattusos do të përballet me Atalantën, që do të thotë se do të kemi një tjetër derbi kuqezinjsh mes Hysajt dhe Berat Gjimshitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?