Hysaj flet si kapiten: I njohim sulmuesit e Turqisë, ja çfarë i thashë Strakoshës pas dënimit
Elseid Hysaj do të jetë kapiteni i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Turqisë. Mbrojtësi shkodran ishte i pranishëm në konferencën për mediat para ndeshjes së bashku me trajnerin Panucci. Ai u shpreh i bindur se do të arrijnë që të ndalin sulmuesit e Turqisë, ndërkohë që nuk harroi të komentonte dhe dënimin e Strakoshës.
“Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A, pasi mbrojtja jonë luan thuajse e gjitha në Seria A. Ne përballemi thuajse çdo ndeshje me futbollistë të tillë dhe nuk kemi probleme, jemi përgatitur si duhet.
Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin, pasi nuk të dënon kush kot në kombëtare. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt.
Është ndjesi shumë e mirë të luash në shtëpinë tënde si kapiten. Shpresoj të fitojmë. Nëse nevojitet do e bëj dhe krahun e majtë të mbrojtjes. E kam bërë te Napoli, nëse lind nevoja e bëj dhe me Shqipërinë”, deklaroi Hysaj.
KOHA JONË SONDAZH

