FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj ishte shumë pranë United, por Mourinho hoqi dorë për një arsye

Elseid Hysaj ka qenë shumë pranë transferimit te Manchester United gjatë kësaj vere.  Portali i njohur italian “Calciomercato.com” tregon se oferta e klubit anglez ka qenë shumë serioze, por arsyeja që u tërhoq nga blerja e mbrojtësit kuqezi, ishte klauzola e majme që kishte vendosur Napoli, e cila kapte shifrën e 50 milionë eurove.

Duke marrë parasysh Fair Playn Financiar, Jose Mourinho u tërhoq nga blerja e legjionarit të Kombëtares. Për shkak të mos arritjes së transferimit të mbrojtësit shqiptar tek United, trajneri i djajve të kuq kontaktoi me Diogo Dalot, duke arritur marrëveshjen me ish-futbollistin e Portos.

Hysaj ndërkohë refuzoi edhe ofertën e Chelsea-t për të qëndruar me Ancelottin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?