Hysaj: Kemi ndryshuar shumë nga ndeshjet e fundit miqësore, duam kualifikimin

Elseid Hysaj ka qenë futbollisti i radhës që ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me Gjimshitin. Mbrojtësi shkodran tregon se jep gjithmonë 100% në fushën e lojës, jo vetëm te kombëtarja, por edhe me klubin, ndërsa premton se ndaj Izraelit dhe Skocisë, do të shihet në fushë një tjetër skuadër, krahasuar me atë të miqësoreve pranverore.

Keni qenë në formë në fillim të kampionatit…

Jam i kënaqur me fillim e kampionatit. Është e mirë edhe për kombëtaren dhe unë do të përpiqem të bëj të njëjtin gjë edhe këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cana u ka cilësuar si pasardhësin tuaj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Është vlerësim i madh. Kam qenë i vogël kur e shikoja, u ndjeva krenar kur mora shiritin. Unë ndihem mirë, bëj punën time, pastaj për shiritin do të shohim.

Sa ndjehen mungesat në Kombëtare?

Sadiku apo Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi grup i mirë dhe kemi rikthyer edhe futbollistë me eksperiencë. Po krijojmë grup të mirë dhe jemi të bashkuar.

A ka shanse reale Shqipëria për në Europian ?

Thjesht duhet të shfrytëzojmë të gjitha shanset, pasi të gjithë i kanë mundësitë e tyre.

Jeni kritikuar shumë pas miqësoreve te gjysmës së parë të vitit?

Kemi ndryshuar shumë pas ndeshjeve të verës, të cilat ishin shumë keq. Atëherë kishte shumë faktorë, si pushimet, futbollistë të lodhur. Duhet t’i harrojmë sa më shpejt ato ndeshje dhe të bëjmë mirë në të radhës. Me karakterin që kemi ne shqiptarët, do të bëjmë shumë në fushë.

Si e shikoni ndeshjen me Izraelin?

Nuk duhet të mendojmë të kaluarën dhe duhet të jemi të qetë. Të fokusohemi te kjo mundësi që kemi për të shkuar në Europian. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati. E kemi kuptuar se janë ndeshje zyrtare dhe jo miqësore. Ne nuk duhet t’i falim minuta Izraelit, siç bëmë këtu ndeshjen e parë. Kishim mundësi t’i fitonim të dyja ndeshjet. Ajo që duhet të bëjmë tani është përqendrimi. Kemi një trajner të ri dhe mendime të reja. E dimë ku duhet të përmirësohemi. Të gjithë duhet të kemi një gjë në tru, kualifikimin në Europian. Do të ishte një gjë e madhe dhe entuziazmi nuk na mungon.

Thuhet se në kombëtare nuk jepni atë që jepni me Napolin. Keni një koment për këto zëra?

Kur dal nga loja unë jam i qetë me veten sepse jap 100% gjithmonë. Unë këtu vij për qejfin tim, sepse dua t’i jap një dorë vendit tim. Sepse dua të bëj diçka për vendin tim. Pjesa tjetër nuk më intereson.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?