FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj kërkoi dyfishim të pagës, bllokohet rinovimi me Napolin

Rinovimi i Elseid Hysajt me Napolin mund të bllokohet. Rroga e tij aktuale është shumë e vogël, pasi ai është i 12-i në listën e më të paguarve në klub ndonëse është titullar i paprekshëm dhe kjo shifër rrezikon të mos lëvizë deri në mbyllje të marrëveshjes së tij ekzistuese me klubin.

Shkak janë bërë kërkesat e tepruara të menaxherit të Hysajt, Mario Giufredi, në ditët e para të negociatave me klubin e Napolit rreth rinovimit të mundshëm të akordit me palëve. Sipas “RAI Sport”, Giufredi ka filluar menjëherë me kërkesa shumë të larta financiare, duke marrë shkas nga një ofertë që i kishte mbërritur futbollistit në verë.

Chelsea ofronte një rrogë prej 4 milionë eurosh futbollistit shqiptar, ndaj për rinovimin e kontratës që mbaron pas 3 vitesh, Giufredi ka kërkuar një shifër fillestare prej 3 milionë eurosh në vit. Por kjo ka bërë që Napoli të mbyllë menjëherë diskutimin, pasi nuk mendon t’i ofrojë lojtarit një rrogë aq të lartë, duke llogaritur se për momentin ai përfiton 1.6 milionë euro në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?