Hysaj lë pas kritikat, shënon super gol në miqësoren e Lazios dhe merr duartrokitje (VIDEO)
Elseid Hysaj ka lënë pas kritikat dhe sulmet e tifozëve. Mbrojtësi shqiptar ka realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të, në miqësoren që skuadra e Lazios ka zhvilluar ndaj skuadrës modeste të Belluno.
Ai lëshoi një goditje të fortë me të majtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Topi u përplas fillimisht në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë. Hysaj realizoi golin e katër për të tijtë, ndërsa e gjithë ndeshja u mbyllë në shifrat 11-0.
Hysaj nuk e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën e tij të re te Lacio. Ai u akuzua nga tifozët për këndimin e këngës “Bela Ciao”, që sipas tyre është një këngë fashiste dhe lidhet më shumë me rivalët e kryeqytetit, Romën.
36’ | #LazioFioriBarp 4-0
👏👏👏👏
E sono quattro!!!!
Segna Elseid #Hysaj!!!!
Una rete splendida: gli applausi di tutto lo Zandegiacomo!!!!#Auronzo2021 #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/EpI0e7DkJy— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 20, 2021
KOHA JONË SONDAZH

