Hysaj: Ndaj Sampdorias luajtëm shëmtuar, faji nuk është vetëm i mbrojtjes
Elseid Hysaj është shfaqur i mërzitur pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Sampdorias dje në mbrëmje. Mbrojtësi shqiptar e pranoi se skuadra e tij nuk arriti as të hynte në lojë, ndaj u ndëshkua.
“Mënyra sesi e nisëm lojën ishte e shëmtuar, pasi bëmë shumë gabime gjatë pjesës së parë. Sampdoria luajti shumë mirë dhe e nisi furishëm. Kundërshtarët tanë ditën të shfrytëzonin shpërqendrimin tonë. Gabimi është yni, sepse nuk arritëm të hynim menjëherë në ritmin e ndeshjes dhe lëshuam shumë. 6 gola të pësuar në tri ndeshje janë vërtet shumë, por gabimi nuk është ekskluzivisht i mbrojtjes. I gjithë ekip duhet të jetë më i vendosur dhe të ketë grintën e duhur që në fillim të takimit.
Hysaj më pas u kujton gazetarëve se mbrojtja nuk ka ndryshuar me Ancelottin, janë të njëjtët, por thjesht duhen evituar shpërqendrimet e momentit.
“Po punojmë shumë me Ancelottin, diçka kemi ndryshuar, por ne të mbrojtjes jemi të njëjtët prej 3 vitesh, i njohim mirë lëvizjet. Duhet të shmangim gabimet dhe mbuluar më mirë kundërshtarët. Është vetëm fillimi, duhet të rritemi më shumë dhe të përmirësohemi me rinisjen e kampionatit”, deklaroi mbrojtësi i kombëtares sonë.
KOHA JONË SONDAZH

