Hysaj: Nëse do të vinte dikush, Napoli do të bëhej më keq

Napoli po vazhdon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke mbajtur ritmin e Juventusit, dhe duke i mbajtur 1 pikë pas tyre në renditje. Vendimit të klubit për të mos bërë asnjë ndërhyrje në merkaton e mbyllur para pak ditësh e ka mbrojtur edhe mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, i cili është përgjigjur me një batutë kur është pyetur për këtë çështje. “Ndoshta nëse do të vinte dikush do të bëhej më keq, këtë nuk e dimë, por ne jemi mirë kështu”, deklaroi Hysaj.

Të dielën mbrojtësi shqiptar doli triumfues në derbin kuqezi kundër dyshes Gjimshiti-Memushaj. Benevento, me Gjimshitin titullar dhe Memushajn në stol. Me këtë fitore, Napoli vijon të ruaj kreun e renditjes me 60 pikë pas 23 javësh, një më shumë se Juventus.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?