FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Hysaj nuk mund të ndalet nga gripi, luan me siguri ndaj Lacios”

Mario Xhiufredi, agjenti i Hysajt, ka folur në “Canale8” për mbrojtësin shqiptar, i cili rrezikon që të mos luajë në ndeshjen ndaj Lacios për shkak të gripit. Agjenti është shprehur se 23-vjeçari do të luajë pavarësisht faktit se nuk është në gjendjen e tij optimale shëndetësore.

“Lojtari im ka grip, por duhet shumë për ta rrëzuar. Ndaj Lacios të shtunën do të jetë më siguri. Në të kaluarën është përballur me lojtarë të mëdhenj, nuk do të jetë problem që të ketë përballë Imobilen, Luis Alberton apo të tjerët”, ka thënë agjenti.

Hysaj këtë sezon ka luajtur si në të majtë dhe në të djathtë, duke u aktivizuar në 30 ndeshje në total. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?