Hysaj rikuperohet nga dëmtimi, gati për derbin ndaj Veselit

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysaj, pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Romës, duke braktisur fushën në minutën e 68-të.  Shkodrani shqetësoi jo pak me gjendjen e tij, pasi tashmë po luan rregullisht në formacionin e Napolit.

Mediet italiane shkruajnë se Hysaj e ka lënë pas dëmtimi dhe pritet të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme ndaj ish-skuadrës, Empolit. Mbrojtësi shkodran duket se ka fituar tashmë besimin e trajnerit Ancelotti, i cili në mes të sezonit e la shpesh herë jashtë formacionit. Gjithsesi nuk përjashtohet as mundësia që Hysaj ta nisë nga stoli ndeshjen, për t’i lënë vendin Maluit.

25-vjeçari do të gjejë si kundërshtar dhe një shqiptar tjetër, pasi Frederic Veseli po luan rregullisht. Këtë sezon, Hysaj ka luajtur 23 ndeshje, nga të cilat 20 i ka nisur si titullar në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?