FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj vijon negociatat e rinovimit me Napolin, i ndan 500 mijë euro nga firma

Elseid Hysaj është në negociata për të rinovuar kontratën me Napolin. Lajmi është konfirmuar agjenti i futbollistit shqiptar për mediat italiane. Mario Giuffredi, që mbron të drejtat e kartonit të Hysajt, është shprehur se javën e ardhshme do të ketë një takim me numrin një të klubit të Napolit, për të vendosur përfundimisht çështjen e rinovimit të kontratës së mbrojtësit shqiptar.

“Bisedimet kanë nisur kohë më parë dhe në ditët e ardhshme do të takohem me presidentin e Napolit, për të parë nëse është e mundur për të nënshkruar një kontratë të re”-është shprehur Giuffredi, duke konfirmuar takimin me Aurelio De Laurentiis.

Në fakt ajo që i ka penguar palët deri më tani, për të nënshkruar një kontratë të re, është kërkesa e Elseid Hysaj për rritje të pagës. Aktualisht futbollisti shqiptar përfiton 1.8 milion euro te Napoli për një sezon, ndërsa me kontratën e re, kërkon që kjo shumë të jetë 3 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi napolitan ofron vetëm 2.5 milionë euro, duke mbajtur pezull firmën. Gjithsesi të dyja palët janë të interesuara për të vijuar bashkëpunimin, ndaj pritet dhe arritja e marrëveshjes

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?