FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj zbulon shkakun e humbjes: U futëm në fushë me frikë dhe e pësuam

Kapiteni Elseid Hysaj foli pas humbjen ndaj Anglisë, teksa tha se pikërisht frika ishte ajo që penalizoi kuqezinjtë në pjesën e parë.

“Pjesa e parë është për t’u harruar komplet. E nisëm keq dhe na mungonte përqendrimi. Me këto kundërshtarë mjafton të shpërqendrohesh pak dhe ndëshkohesh. Hymë me pak frikë dhe e pësuam, por humbëm edhe një rast me Uzunin, që mund të ndryshonte ndeshjen, po ta kishte shënuar.

Nuk e kemi marrë lehtë, pasi ishte Anglia dhe meriton respekt. Megjithatë nuk duhet të kemi frikë, sepse mjafton respekti. Nuk ishin të frikshëm anglezët, por ne patëm frikë dhe nuk luajtëm me siguri. Është e vështirë kur hyn pa bindje në fushë”, deklaroi Hysaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?