I “burgosur” në Los Angeles

Los Angeles është një qytet i mrekullueshëm por mund të rezultojë edhe një lloj “burgu”. Të paktën kështu duket se është për Zlatan Ibrahimoviç, i cili është bllokuar në merkaton e futbollistëve nga skuadra LA Galaxy, që militon në Major League Soccer.

Suedezi ka shfaqur dëshirën kohët e fundit për t’u rikthyer te Milani, por kontrata me skuadrën kaliforniane duket se e bllokon për momentin, pasi ajo skadon më 31 dhjetor të vitit 2019.

Sulmuesi dhe agjenti i tij Mino Raiola kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre, për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, por lajmet që vijnë nga Kalifornia nuk duket se janë të mira. Klubi i Los Angeles Galaxy duket se nuk ka ndërmend të lejojë yllin e tij të largohet dhe ka kërcënuar deri në ndërmarrjen e masave ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?