FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I çuan ftesën në adresën e gabuar, Keita nuk grumbullohet me Senegalin

Keita Balde Diao nuk është në listën e të ftuarve nga Senegali për ndeshjen me Guinenë Ekuatoriale, e vlefshme për Kupën e Afrikës. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një vendim teknik të trajnerit apo për përgjigje negative të ish-futbollistit të Lazios dhe Monacos, por për një gabim ordiner në korrespondencën mes Federatës Senegaleze të Futbollit dhe Interit.

“E dërguam ftesën e grumbullimit në adresën e vjetër të Interit, që nuk përdoret më. E kanë ndryshuar adresën dhe na kanë dërguar një letër në njëfarë mënyrë. Në situatën aktuale lojtari nuk mund të lëvizë, sepse klubi i tij nuk i ka dhënë leje”, ka shpjeguar zyrtari i Senegalit, Abdoulaye Sow.

Sipas rregullores së FIFA-s, ftesa futbollistëve për grumbullimin në Kombëtare duhet t’u shkojë disa javë më parë, që klubi ku luajnë të jetë i detyruar për t’u dhënë leje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?