I fundit i mohikanëve! Kukësi largon kapitenin Musolli

Besar Musolli ishte futbollisti i vetëm që vazhdonte të ishte pjesë e Kukësit që nga ngjitja e verilindorëve në Kategorinë Superiore në vitin 2012. Pas lajmeve që qarkulluan në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi i Kukësit për largimin e kapitenit dhe njeriut që numëron më shumë prezenca se kushdo tjetër me fanellën e bluve plot 223 të tilla.

Me Kukësin Musolli ka fituar 1 titull kampion, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë, ndërsa ky sezoni i tij i 7-të me fanellën e verilindorëve. 29-vjeçari nga Podujeva i cili nuk luan prej disa muajsh dhe do të mungojë për një kohë të gjatë ka zgjidhur me konsensus marrëveshjen e tij me Kukësin me klubin që e ka falënderuar me një postim në faqen zyrtare për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?