FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I refuzoi në verë, tifozët e Barcelonës dalin kundër Griezmann

Antoine Griezmann gjatë merkatos së verës mund të përfundojë te Barcelona, por ai nuk ka pëlqimin e tifozëve për këtë lëvizje. Ditën e djeshme ata i rezervuan një pritje me vërshëllima.

Ky i fundit, verën e kaluar mori vendimin për të rinovuar me “colchoneros”, duke refuzuar transferimin te skuadra katalanase. Dhe tifozët kanë pritur rastin për t’i treguar vendin Griezmann, në ndeshjen që dy ekipet zhvilluan dje në “Camp Nou”.

Në momentin që spikeri jepte formacionet e skuadrave dhe përmendi emrin e Griezmann i gjithë stadium shpërtheu në vërshëllima. Kjo gjë ndodhte sa herë që sulmuesi prekte topin, ndërkohë që nuk mungoi edhe një kor i veçantë për lojtarin. “Griezmann, dil jashtë nga Camp Nou”, këndonin tifozët, që duket se nuk e duan sulmuesin te skuadra e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?