I theu hundën kundërshtarit, Balotelli rrezikon të humbë sezonin

Sezoni sportiv për sulmuesin italian Mario Balotelli mund të mbyllet para kohe. Pas një starti të jashtëzakonshëm me fanellën e skuadrës së Olimpik Marsejë (7 gola në 10 ndeshje), sulmuesi rrezikon të mos zbresë më në fushë. Shkak është një kontakt që ai ka patur me mbrojtësin e Bordoux, Pablo, në ndeshjen e fundit në kampionat (Bordo fitoi 2-0).

Prova televizive mund të “kapë mat” Balotelli, si shkaktar të një goditje me bërryl karshi lojtarit, që mësohet se ka thyer hundën. Gjatë ndeshjes gjyqtari nuk mori asnjë vendim për këtë përplasje, ndaj do të jetë komisioni i disiplinës ai që do të vendosë nëse do të analizojë pamjet televizive apo jo.

“Balotelli më theu qëllimisht hundën”, tha mbrojtësi i Bordo për “L’Equipe”. Nëse Balotelli del fajtor rrezikon deri në 8 javë pezullim, çka do të thotë sezon i mbyllur për sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?