I theu nofullën, Wilder fton “maskotën” në duelin me Fury
Kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder ka konfirmuar duelin kundër ish-kampionit të peshave të rënda në boks, Tyson Fury. 32 vjeçari amerikan ishte i ftuar në emisionin “Nacion” të ESPN, ku konfirmoi përballjen me Fury, por njëkohësisht u bë pjesë e një skandali.
Drejtuesit e emisionit kishin përgatitur një surprizë për Wilder. Një maskotë e tëra për Wilder dhe ky i fundit nuk ka pritur për të treguar forcën ndaj tij. Amerikani e ka grushtuar maskotën, brenda së cilës ishte dhe një person. Nga goditjet ai ka pësuar lëndime të rënda, ku sipas ESPN ka thyer nofullën. Megjithatë, Wilder ka kërkuar menjëherë ndjesë për veprimin, pasi në “Instagram” ka pohuar se nuk e dinte se brenda maskotës ishte një njeri.
“Nuk e dija që një qenie njerëzore ishte aty brenda. Unë sinqerisht kërkoj falje për njeriun e guximshëm që ishte plagosur [nëse kjo është e vërtetë]. Kam respektin maksimal për të, pjesëmarrjen, vullnetin dhe guximin e tij. Nëse kjo është e vërtetë, unë personalisht dëshiroj ta ftoj atë në luftën time më 1 dhjetor.”-shkruan Wilder në rrjetin social.
Wilder do të mbrojë rripin e tij kundër ish-kampionit të botës Fury në Los Anxhelos.
KOHA JONË SONDAZH

