Ibra nuk ndalet, dëshiron rikthimin te ish-skuadra e tij

Zlatan Ibrahimoviç është i njohur për egon e ndryshimit të fanellave, ndërkohë që pas një viti me skuadrën e Los Angeles Galaxy, suedezi është gati të lërë kampionatin amerikan të futbollit, MLS, për ta mbyllur aty ku ai filloi karrierën e tij, te Malmö.

Skuadra e parë në të cilën luajti suedez propozoi një kontratë që mori një gjysëm-përgjigje pozitive:

“Vërtetë, kam marrë një propozim. Nuk e mbyll derën. Kurrë nuk kam fituar një kampionat në Suedi dhe është një trofe që mungon në vitrinën time të trofeve.

Edhe mediat amerikane nuk duken të habitur nga një largim i mundshëm nga Los Angeles Galaxy pas një sezoni të vetëm, Zlatan është përpjekur të minimizojë diçka të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është koha për të folur për këtë, është diçka që unë do të diskutoj me klubin por Malmö dëshiron të provojë gjithçka për gjithçka që të ketë mbretin e tyre për një sezon tjetër pas periudhës dyvjeçare 1999-2001 me 46 ndeshje, 17 gola, por zero trofe të fituar. Dhe pastaj Ibrahimoviç mund të kthehet në shtëpi për një sfidë të fundit të madhe: të fitojë Allsvenskanin me këmishën e “ekipit” të tij.”-shkruajnë mediat amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?