FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibrahimoviç bën gati “divorcin” me Junajtid, largohet këtë muaj

Mançester Junajtid është duke parë mundësinë për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimoviç, sepse sulmuesi suedez duket se do të largohet. “Yahoo Sport” sot raporton se suedezi po sheh mundësinë për t’u transferuar nëmerkaton e janarit në Amerikë, ose në Kinë. Të dyja kampionatet fillojnë në mars, teksa skuadrat e shohin si një mundësi për të rritur si rezultatet në fushë ashtu edhe marketingun jashtë saj.

Ardhja e Lukakut gjatë verës ka ngushtuar shumë hapësirat për suedezin, i cili ende nuk ka gjetur formën e tij më të mirë pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Ai e sheh një mundësi shumë të mirë për të bërë para, pasi tashmë është në fundin e karrierës. Zëvendësuesi i mundshëm i gjigantit suedez mendohet se do të jetë Andrea Beloti i Torinos. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?