FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibrahimovic: Nuk dorëzohemi, besojmë ende te kualifikimi në Champions

Milani ka 3 humbje në 3 ndeshjet e para në Champions, por Zlatan Ibrahimovic ka ende shpresa se skuadra e tij mund të kualifikohet për në fazën tjetër. Duke folur pas ndeshjes sulmuesi suedez e cilësoi si mësim këtë situatë që po kalon ekipi i tij.

“Sot ishte ndeshja jonë më e keqe në Ligën e Kampionëve. Fatkeqësisht jemi akoma me zero pikë pas tri ndeshjeve. Duhet të kujtojmë se kjo skuadër është kthyer në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh dhe lojëra si kjo do t’i japin përvojë të gjithë grupit të lojtarëve.

Kishte shumë lojtarë që mungonin, por kjo është pjesë e futbollit. Unë sapo jam kthyer dhe jam i lumtur të luaj, më duhen më shumë minuta për të gjetur ritmin. Sa më shumë që luaj, aq më shumë ritmi kthehet. Ishte ndeshja e parë edhe për Bakayoko, por nuk dua të gjej justifikime. Në ndeshjen tjetër duhet të bëjmë më mirë. Ne duhet të shohim përpara dhe të bëjmë më mirë se sot në ndeshjen tjetër. Vetëm duhet të mësojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kualifikimi? Janë tri ndeshje për t’u luajtur. Sezonin e kaluar luftuam për këtë Ligë Kampionësh dhe për sa kohë që ekziston një shans, ne do të luftojmë. Unë nuk dorëzohem, besojmë te kalimi i grupit”, deklaroi suedezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?