Ibrahimovic rrezikon deri në 10 ndeshje skualifikim

Përplasje verbale mes Romelu Lukaku-t dhe Zlatan Ibrahimovic në çerekfinalen e Kupës së Italisë të luajtur të martën e kaluar mund të ketë pasoja të rënda për suedezin. Federata italiane ka bërë të ditur se do të hapë një hetim pas vendimit të gjykatësit sportiv për të mos marrë asnjë masë.

Sipas La Stampa-s, nga ky hetim rrezikon më shumë Ibrahimovic. Sulmuesi i Milan-it, në fakt, ka provokuar kundërshtarin me disa fraza diskriminuese dhe mund të skualifikohet për 10 ndeshje në Kupën e Italisë ose në të gjitha kompeticionet. Gjithsesi duhet pritur për një vendim të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?