Icardi del në krahë të Koulibaly: “San Siro” më zhgënjeu, duhet t’i japim fund
Me një mesazh të postuar në profilin e tij në Instagram, sulmuesi dhe kapiteni i Inter-it, Mauro Icardi, ka dhënë një mesazh kundër racizmit.
Një ditë pas ndeshjes kundër Napoli-t, e njollosur jashtë fushe për vdekjen e një tifozi në përleshjet mes dy tifozerive dhe brenda fushe nga fyerjet raciste ndaj mbrojtësit të Napoli-t, Kalidou Koulibaly, Icardi ka postuar një fotografi të bërë gjatë ndeshjes së të mërkurës, ku shfaqet duke përqafuar senegalezin.
“Jam i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur në San Siro. Duhet t’i themi mjaft racizmit dhe diskriminimit”, ka qenë mesazhi i Icardi-t.
KOHA JONË SONDAZH

