Icardi “përçan” San Siron, vërshëllima dhe duartrokitje për argjentinasin

Ashtu si para dy javëve ndaj Atalantës, edhe mbrëmjen e djeshme, Mauro Icardi ndau në dy pjesë publikun zikaltër në “San Siro”, ultrasët që e vërshëllejnë dhe pjesën tjetër të tifozërisë, që e mbështesin.

Në minutën e 21-të të takimit mes zikaltërve dhe Romës, tifo-grupi “Curva Nord” vërshëlleu Icardin, që ishte ulur në pankinë, ndërsa reagimi i grupit tjetër të tifozëve, ishte i menjëhershëm, duke marrë në mbrojtje ish kapitenin kundër ultrasve.

E njëjta skenë ndodhi edhe në fillim të pjesës së dytë, kur Spalletti vendosi të hedhë në fushë argjentinasin, ndërsa tifo-grupi “Curva Nord” nuk e pranoi kontestimin dhe reagoi duke thirrur “Jeni një publik m…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?