Icardi sfidon për herë të parë Ronaldon, ja numrat e dy yjeve të Juves dhe Interit

Juventus-Inter është edhe një duel mes Cristiano Ronaldos dhe Mauro Icardit, dy nga simbolet e të dyja skuadrave gjatë këtij sezoni. Në lëtër është një krahasim që s’ka baza. Në njërën anë është CR7 që ka fituar 26 trofe në karrierën e tij me klube dhe 5 “Topa të Artë”. Në anën tjetër është Mauro Icardi me asnjë titull në karrierën e tij. Të premten do të zbresin në fushë të dy futbollistët, teksa mund të bëjmë dhe një bilancë të numrave të tyre gjatë këtij sezoni.

Në këtë kampionat, portugezi ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje të luajtura në kampionat, ndërsa Icardi e ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë në 11 ndeshje, ku është aktkvizuar. Ata kanë realizuar respektivisht 32% dhe 30% të golave të Juventusit dhe Interit në Seria A.

Nëse shtojmë edhe golat e Champions-it, atëherë ish-sulmuesi i Real Madridit ngjitet në kuotën e 11 “rrjetave” në 18 ndeshje, ndërsa ish-i i Sampdorias 11 të tilla në 16 përballje. Ronaldos i janë dashur mesatarisht 141 minuta lojë për çdo gol, ndërsa Icardit 119 minuta. Më e ndjeshme është diferenca, sa iu përket asisteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo ka shërbyer 6 herë për gol, ndërsa Icardi vetëm në dy 2 raste. Nëse krahasimi shtrihet përgjatë gjithë karrierës, hendeku është shumë i madh në favor të Ronaldos. Dhe kjo jo vetëm për faktin se portugezi është 33 vjeç, ndërsa Icardi 25 vjeç. CR7 ka shënuar 584 gola në 779 ndeshje, në rang klubesh; ndërsa argjentinasi 129 gola në 231 ndeshje. Mesatarja e portugezit është 0.75 gola për ndeshje, ndërsa ajo e sulmuesit zikaltër 0.56 gola për ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas dy ditësh, gjithsesi, të dy do të nisen nga zeroja. Nëse Ronaldo kundër Interit ka realizuar vetëm një gol, kur luante me Manchester United (më 11 mars 2009, në Champions), Icardi e ka bërë Juventusit një nga dy “viktimat” e tij të preferuara. Kapiteni zikaltër i ka shënuar 8 herë “Zonjës së Vjetër”, me fanellën e Sampdorias dhe Interit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?