FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ideja e çmendur e Barcelonës në merkato, kërkon yllin e Realit

Barcelona është në kërkim të një futbollisti të njohur për të zëvendësuar Iniestën në sezonin e ardhshëm. Edhe pse në janar erdhi nga Liverpul sulmuesi brazilian Filipe Kutinjo, kjo nuk mjafton, ndaj Barcelona kërkon një tjetër yll. Dhe i përzgjedhuri është një tjetër spanjoll, Isko dhe që luan me rivalët e Real Madrid.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që shprehet se është pikërisht Isko ai që mund të zërë vendin e patriotit të tij Iniesta te Barça. Por vështirë se skuadra  e “los blancos” do ta lërë të lirë talentin 25-vjeçar.

Isko ka ende një kontratë me skuadrën “merengues”, e cila skadon pas dy vitesh, në vitin 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?